Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar sot Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila sipas tij mbrëmë e ka cituar gabimisht nenin e Kodit Penal të shfuqizuar.

Behramaj ka shkruar në Facebook se qeveria e Kosovës më në fund e ka marrë seriozisht pandeminë Covid 19.

Ai ka thënë se mirë do të ishte nëse edhe Ministrja e Drejtësisë, që është njeriu kryesor i ekzekutivit në sistem të dretjtësisë të dinte të bënte dallimin mes Kodit Penal të shfuqizuar dhe Kodit Penal në fuqi.

“Mirë që Qeveria më në fund e mori pak më seriozisht pandeminë COVID 19. Por, mirë do ishte sikur edhe Ministrja e Drejtësisë, njeriu kryesor i ekzekutivit në sistemin e drejtësisë, të dinte ta bënte dallimin mes Kodit Penal të shfuqizuar dhe Kodit Penal në fuqi, sepse neni 256 i Kodit Penal që ajo mbrëmë e paska cituar, i përket tashmë Kodit Penal të shfuqizuar. Në Kodin Penal në fuqi, atë çështje e rregullon neni 250”, ka shkruar ai.

Tutje, Behramaj ka thënë se me që tash ministrja e ka nisur leximin e legjislacionit në fuqi, tash duhet të kuptojë më qartë veprat e saj penale.

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158064795541670