Këshilltari i Thaçit godet Robellin: Katalizator i urrejtjes dhe ‘fake news

Gazetari Enver Robelli dje kishte akuzuar presidentin e Kosovës se ilegalisht kishte sjell kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin në Kosovë, duke e quajtur Kosovës si “Banana-Republic”.

Por, përmes një postimi në facebook, Pacolli demantoj të gjithë, duke dëshmuar se ai edhe më tutje gjendet në Tiranë. Ndaj Robellit ka reaguar Artan Behrami, këshilltar i Presidentit Thaci në profilin e tij në Twitter.

Behrami ka shkruar se Robelli si një quaziambasador dhe përfaqësues ka shpërndarë stereotipat dhe paragjykimet për shqiptaret në hemisferën gjermane. “Ai është shqiptari i parë që konverton urrejtjen në fake news kundër popullit të vet”, ka shkruar Behrami.

Robelli vjet më parë ishte dënuar nga një gjykatë në Zvicër për shpifje pikërisht kundër Pacollit.