Këshilltari i Pecit e përzien veten me prokuror, harron që është vetëm në Ministrinë e Bujqësisë: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, nuk ka orar

Enis Osmani, këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duket se e ka ngatërruar funksionin e tij.

Enis Osmani, këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duket se e ka ngatërruar funksionin e tij.Osmani ka publikuar një fotografi me Pecin në llogarinë e tij në Facebook duke u zotuar se po luftojnë krimin e korrupsionin pa orar.

“Kur është në pyetje lufta kundër krimit dhe korrupsionit, nuk ka orar”, ka shkruar Osmani

.Si duket Osmani po ia jep vetes meritat edhe për aksionin e Policisë që ishte realizuar në shkurt të këtij viti ku ishin arrestuar dhjetë zyrtarë shtetërorë e dy civilë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna lidhur me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore.

Por, Osmani mbetet vetëm këshilltar i Pecit në këtë ministri pavarësisht se po luan rolin e prokurorit, shkruan “Jepi zë”.

Edhe ministri Peci sot u pa i nervozuar pas një përplasje në Komision me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu e cila e gjuajti me ujë dhe e quajti rrugaç.

Pas kësaj Peci i nervozuar deklaroi se “s’ka bir nane që e ndal Faton Peci me e luftu krimin dhe korrupsionin”.