Këshilltari i Pacollit: Kur Gjuriq u ngreh zhag, aty ishte edhe Radojiçiq, por dikush e ndihmoi të largohet

Shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm në detyrë Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka komentuar ndalimin pa leje të zyrtarëve serb në Kosovë.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se ky operacion ka vazhduar me qëllim të mbrotjes së Kushtetutes së Kosovës dhe që nga koha kur Marko Gjuriq u arrestuar nuk ka pasur hyrje pa leje në Kosovë.

Sipas Zyberajt vetëm këtë javë janë refuzuar dhjetëra kërkesa.

“Kur Marko Gjuriqi u arrestua vjet nga Policia e Kosovës dhe ishte ngreh zhag në rruget e Prishtinës, në vendngjarje ka qenë edhe Milan Radonjiçiqi, por dikush e kishte paralajmeruar që të largohet”, ka shkruar nder tjerash Zyberaj.

Ministria e Jashtme është qeverisur nga Behgjet Pacolli i cili është president i AKR-së. /Ballkani.info.

loading…