Bllokada

Këshilltari i Kurtit: Në mesin e kosovarëve të bllokuar në Serbi është edhe zv. drejtori i Policisë së Kosovës

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ka thënë se në mesin e kosovarëve të bllokuar nëpër pikat kufitare në Serbi është edhe Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Zulfaj këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në platformën ‘X’, duke iu referuar Aleksandër Vuçiqit si “Putini i vogël”.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE (Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës) ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka thënë ai.

“Kjo është shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor) dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet”, vijon deklarimi i Zulfajt në ‘X’.

@ballkani.info

Kosovarëve të bllokuar nga Serbia në kufi shpërndahet ushqim nga mërgimtarët

♬ original sound – Ballkani.info