Këshilltari i Kurtit i reagon Sami Lushtakut: Psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut dhënë Express, i cili tha se Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

Neuropsikiatri Ulaj, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri në mënyrë që qytetarët normal të kenë siguri dhe shpresë së këtu mund të jetohet”.

Reagimi i tij i plotë:

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për Gazetën Express është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi i cili tha se ua ka prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në ministrinë e Infrastrukturës.

Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për ki, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për ki. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët. I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri dhe për të njëjtin ka paralajmëruar padi.