Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet ashpër Veselit pasi tha se s’ka më kryeministër me qira

Pasi që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sot se kjo parti u ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera, siç ka thënë ai me qira, dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje, ka reaguar anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri i cili është edhe këshilltar i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është vend me qira.

“As Republikën nuk e kemi me qira. Territorin nuk e kemi me qira. Me qira nuk e kemi askënd në Kosovë. Ramush Haradinaj është kryeministër i mandatuar në mënyrë demokratike, me marrëveshje demokratike, me votim demokratik i Qeverisë së vendit. Kosova kurrë nuk do të ketë Kryeministër me qira”, ka thënë Tahiri. /Ballkani.info/

loading…