Këshilli i Prindërve: Politikanët e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë mësim janë të mundshme

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar përsëri duke kundërshtuar mësimin në ditët e shtune.

Nga ky këshill kanë thënë se politikanët e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit por edhe mësimdhënësit.

“Ne vazhdojmë të këshillojmë se politikbërja (sidomos në sistemin arsimor) e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterues nga të gjitha palët hisedare e të interesit për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve gjithashtu ka thënë se pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar ata do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta.

“Me efekte shumë anshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria. Vizioni progresist i arsimit i pranon e i përthith arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre”, thuhet tutje në njoftim.