Prokuroria Themelore

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy persona në Pejë

Dy persona kanë vdekur pasi që janë goditur nga një makinë mbrëmë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pas këtij rasti është arrestuar një person si i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se është bërë kërkesë për paraburgim prej 30 ditëve për personin e dyshuar L.E.

“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit.” – ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për Klan Kosovën.

Në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.