Kërkohet nga gjigandët evropianë, Haaland pritet të kalojë te Leipzigu

Erling Haland është një nga emrat më të diskutuar dhe një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat më të mëdha të Europës.

Talenti norvegjez po kalon një formë të shkëlqyer me Salzburgun këtë sezon, teksa në 18 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 26 gola.

Shumë skuadra me emër janë hedhur në sulm për të firmosur me futbollistin, me Juventusin dhe Manchester United në krye të listës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe interesimet e klubeve të tjera.

Megjithatë, sipas medieve gjermane, e ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Bundesligë, një destinacion i preferuar nga babai i lojtarit.

Haland mund të ndjekë rrugën që kanë bërë edhe shumë lojtarë të tjerë të Salzburg, duke u transferuar te Leipzigu, një klub që vazhdimisht furnizohet me talente nga skuadra austriake, pasi të dyja skuadrat kanë të njëjtin pronar.