Kërkohet nga Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Chelsea, Lyoni i cakton çmimin e largimit Mendyt

Ferland Mendy është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë aktualisht në Evropë.

Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Lyonit pas transferimit nga Le Havre.

E falë paraqitjeve të mira interesim për të kanë shfaqur skuadrat më të mëdha evropiane.

Barcelona,Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat e mëdha që janë në kërkim të mbrojtësit anësorë.

Dëshira e lojtarit është të luaj në një skuadër më të madhe dhe Lyon duket se nuk do t’ia mohon këtë dëshirë.

Klubi francez i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të ri francez.

Për ta lënë të lirë të largohet Mendyn, Lyon po kërkon nga skuadrat e interesuara 45 milionë euro.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Lyonit, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.