Në fillim të nëntorit, saktësisht më 2 nëntor, një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë, ku dy të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.
Viktimat ishin Shkëlqim Pllana 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar. Vdekja e tyre tragjike, përveç që i ka lënë familjet e tyre të pikëlluara, ua ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike.
Për të ndihmuar familjen e Malsor Pllanës, i riu që është edhe familjar i tij me emrin Nerci e ka hapur një fond bamirësie, ku qytetarët mund të kontribuojnë. Si një nga mënyrat për të kontribuar për familjen Pllana është edhe përmes sajtit të njohur “gofundme.com”.
“Përshëndetje, quhem Nerci dhe jam me origjinë nga Kosova. Më 2 nëntor mora lajmin thellësisht të hidhur se kushëriri im, nipi i nënës sime, vdiq në një aksident automobilistik në Kosovë. Fatkeqësisht, dy të rinjtë që ishin miq të ngushtë, Shkelqimi (17) dhe Malsori (19), nuk mbijetuan. Familja e Malsorit është në një situatë më shumë se të pasigurt: jo vetëm që i vdiq djali kaq i ri, por edhe babai i tij është diagnostifikuar me kancer. Për shkak të sistemit shëndetësor kosovar, sëmundja e tij tashmë përbën një kërcënim të madh financiar dhe ekzistencial për familjen. Ne e dimë se fjalët nuk kanë asgjë në këtë situatë dhe dhimbja nuk mund të lehtësohet, por do të doja të paktën të çliroja familjen nga një shqetësim i vogël financiar. Për këtë arsye ne po fillojmë këtë apel për donacione dhe shpresojmë në mbështetjen tuaj. Çdo kontribut, sado i madh apo i vogël, është një ndihmë e drejtpërdrejtë dhe çdo ndihmë ka rëndësi! Na ndihmoni të sigurojmë financiarisht familjen dhe të afërmit në këto orë të vështira. Unë personalisht do të udhëtoj në Kosovë dhe do të vizitoj familjen dhe do të dorëzoj donacionin”, shkruan Nerci në apelin e tij për të ndihmuar familjen Pllana.
Klikoni këtu për të kontribuar për familjen Pllana: https://www.gofundme.com/f/unterstutzung-fur-familie-in-not?utm_campaign=p_lico%20share-sheet&utm_medium=copy_link&utm_source=customer&fbclid=IwAR1ciHCWOOO4tjrh453Nw3SnMDlEpcjs_4embf0rqYt-_kfm2w_VADXYz14







