Kërkohet gjakë për aktorin Luan Jaha

Avokati Arianit Koci, ka kërkuar gjakë për aktorin Luan Jaha.

Ai ka thënë se personat që kanë vullnet të japin gjakë duhet ta kenë kaluar virusin Covid-19 dhe gjaku të jetë i grupit A pozitiv, raporton Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

Pershendetje të gjithëve,

E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për aktorin Luan Jaha.

Personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv – mund të më shkruajnë në msg.

Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.

P.s. Sipas nevojës, mund ta jap vet gjak – si kompenzim – aq sa ma lejojnë mjekët.

Të interesuarit duhet të kontaktojnë me avokatin Arianit Koci në “Facebook”.