Kërkohet dënimi i dy personave që lëshuan lokalet e masazhave për prostitucion dhe rekrutimin e disa të tjerëve aty

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi për prostitucion”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, deri me datën 22 shkurt 2018, e pandehura A.G dhe i pandehuri A.G, si bashkëkryerës kishin ofruar dy lokalet e tyre të masazheve, njërin në Pejë dhe tjetrin në fshatin Vitomericë , duke rekrutuar dhe organizuar persona të tjerë për qëllime të prostitucionit , ndër ta edhe një të mitur për të kryer shërbime seksuale”, raportohet nga Prokuroria e Pejës përmes një komunikate.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”.