Kërcenohet e mitura nga Prishtina nga një i mitur/ Nëse nuk i jep para do të publikoj video intime të saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një person ka njoftuar policinë se mbesa e tij e mitur, në vazhdimësi është detyruar që t’i jap para një të dyshuari po ashtu të mitur, në mënyrë që ky i fundit të mos të publikoj video intime të viktimës.

Sipas policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.05.2021-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e miturA femër kosovar,  në vazhdimësi nga  i dyshuari  i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.