Përzgjedhësi dhe futbollistët serbë që luajnë për Malin e Zi, në ditët e fundit janë përballur me kërcënime dhe frikësime të tmerrshme nga Beogradi.

Sipas gazetës më të madhe në Mal të Zi, “Vijesti”, përzgjedhësi serb i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq nuk do ta drejtojë kombëtaren e Malit të Zi në ballaqimin e sotëm kundër Kombëtares së Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Në ekip nuk do të jenë as Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, futbollistë të Crvenza Zvedës.

“Përzgjedhësi dhe lojëtarët, të lindur në Serbi, në ditët e fundit janë ballafaqur me presione dhe frikësime të tmerrshme nga Beogradi, të cilat kanë ardhur nga strukturat e skuadrave serbe dhe tifozëve serbë.

“Politika e mposhti futbollin, Tumbakoviq më sigurisht nuk do të jetë përzgjedhës i Malit të Zi”, shkruan “Vijesti”.

Kosova do të luaj sonte në Podgoricë kundër Malit të Zi. Ndeshja fillon në orën 20 e 45. /Ballkani.info/