Kërçeli “godet” Isufin

Ish-drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ish-trajnerit të ekipit nga Gjilani, Bekim Isufi, lidhur me transferimet që janë bërë gjatë verës.

Këto komente, Kërçeli i bëri në Sportin Total të KTV-së, ku foli edhe për shumë çështje të tjera.

Ai zbuloi detajet e dy largimeve e mëdha te Drita gjatë verës: largimin e Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës.

Sukseset e mëdha të Dritës, sipas Kërçelit, nuk do të ndodhnin pa presidentët, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Fisnik Kërçeli dha dorëheqje nga Drita me 15 shtator, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit tek ekipi ku shkroi histori.