Pandemia e koronavirusit që ka çuar në mbylljen e pjesës më të madhe të Evropës ka lënë edhe sezonin sportiv në ajër, pa asnjë pamje të qartë nëse garat e pezulluara, përfshirë La Liga, Premierligën, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, do të përfundojnë, me asnjë klub ende që nuk e ka deklaruar fitoren.

Një tjetër garë e lënë në ajër nga Covid-19 është ‘Këpuca e Artë’ 2019/2020, i cili shkon për golashënuesin më të mirë në ligat evropiane.

Aktualisht nuk është marrë asnjë vendim se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të luhet më futboll në një numër ligash këtë sezon – nëse Këpuca e Artë do të jepet në bazë të grafikëve të shënimeve të golave në pikën kur u pezulluan kampionatet, apo nëse çmimi thjesht nuk do të jepet.

Nëse do të jepet ‘Këpuca e Artë’ 2019/2020 në renditjen aktuale fituesi do të ishte Ciro Immobile, i cili ka shënuar 27 gola për Lazio, duke marrë 54 pikë për të kryesuar tabelën, me gola në Serie duke arritur 2 pikë.

Golat në pesë ligat e mëdha evropiane marrin një koeficient 2-pikësh, ligat e rradhës më të mëdha, për shembull Austri, 1.5 dhe ligat më të vogla 1 pikë. 

LojtariKlubiGolatKoeficientiPikët
1Ciro ImmobileLazio27254
2Robert LewandowskiBayern Munich25250
3Cristiano RonaldoJuventus21242
4Timo WernerRB Leipzig21242
5Erling HaalandBorussia Dortmund251.5/242
6Leo MessiBarcelona19238
7Jamie VardyLeicester City19238
8Kylian MbappéPSG18236
9Wissam Ben YedderMonaco18236
10Romelu LukakuInter Milan17234