Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Majk, ka vizituar së fundmi komunën e Deçanit, ku është pritur ngrohtësisht nga miq, kolegë dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Gjatë qëndrimit të tij në Deçan, artisti ka realizuar edhe një takim me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet pozitive që ka përjetuar kjo komunë vitet e fundit.

Majk është shprehur i mahnitur nga bukuritë natyrore të Deçanit, si dhe nga investimet e dukshme që janë bërë në infrastrukturë dhe turizëm. Ai ka përgëzuar kryetarin Ramosaj për punën e jashtëzakonshme që, ka ndryshuar për të mirë pamjen dhe funksionimin e komunës në shumë aspekte.

“Jam i befasuar me ndryshimet që ka pësuar Deçani. Është bërë një vend që tërheq vizitorë, jo vetëm për natyrën, por edhe për mikpritjen dhe standardin e lartë që ofron,” ka deklaruar Majk.