Analisti

Kelmendi: Serbisë duhet t’i ndalohet me ligj ushtria, si ushtria më vrastare në Evropë pas Gjermanisë naziste

Gazetari dhe analisti i njohur, Adriatik Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shtetit të Serbisë duhet t’i ndalohet me ligj ushtria, pasi që është ushtria më vrastare e Evropës në 70 vitet e fundit.

Ai ka thënë se Tribunali i Hagës deri sot ka dënuar 62 serbë për krime të luftës në ish- Jugosllavi, e që një pjesë e madhe e tyre ishin pjesëtarë të ushtrisë, që paraqet numrin më të madh të të dënuarve që nga Gjermania naziste, përcjell Ballkani.info.

Tutje ai ka theksuar se 130 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftërat e ish-Jugosllavisë, të nxitura nga Serbia.

Postimi i plotë:

Serbisë duhet t’i ndalohet me ligj ushtria, si ushtria më vrastare e Evropës në 70 vjetët e fundit.
Është fakt: Tribunali i Hagës ka dënuar 62 serbë për krime të luftës në ish-Jugosllavi, një pjesë e madhe e tyre pjesëtarë të ushtrisë, që paraqet numrin më të madh të të dënuarve që nga Gjermania naziste.
Kjo do të thotë se Ushtria Serbe ka kryer më së shumti krime në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
130 mijë njerëz kanë humbur jetën në lufërat e ish-Jugosllavisë, të nxitura nga Serbia. /Ballkani.info/