Gazetari dhe analisti i njohur, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se zhvillimet e fundit nuk do të jenë ‘lëvizjet’ e fundit nga ana e serbëve.
Kelmendi ka thënë se do të shohim edhe veprime të tjera kohëve të fundit, pas vendimit për taksën 100%, përcjellë Ballkani.info.
Më tej Kelmendi ka shtuar se në zhvillimet e dialogut, do të fitojë ai që mban kokën më shumë nën ujë.
Postimi i plotë:
Tema e korrigjimit/razgranicenjes, dalja e serbëve nga FSK-ja, taksa 100%, dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri… do të shohim edhe të tjera.
Ky është vetëm vazhdim i negociatave me mjete të tjera.
Për 6-7 vjet negociatat me Serbinë u bënë në tavolinë, por edhe zgjatën shumë edhe pa zbatim marrëveshjesh.
Tash kemi kaluar në fazën e veprimeve të njëanshme konkrete, me synim përshpejtimin e negociatave dhe imponimin e “zgjidhjes përfundimare”.
Dhe, po, zëdhënëse mbetet Maja Kocijançiq.
Fiton kush mund ta mbajë kokën më shumë nën ujë… /Ballkani.info/







