Kelmendi: Amerika po na thotë se jemi miq, por nëse nuk e dëgjojmë do ta pësojmë

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi, pas deklaratës së fundit të SHBA-ve ku kërkohet menjëherë pezullimi i taksës ndaj mallrave serbe, thotë se tashmë gjithçka është e qartë.

“Shumë e qartë! Amerika po na thotë se jemi miq, por po thekson se nëse nuk e dëgjojmë, kjo miqësi do të pësojë. Pasojat nga përkeqësimi i marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën i vuan Kosova”, thotë Kelmendi.

Sipas tij, një Kosovë pa mbështetje amerikane do të nënkuptonte thjesht një Kosovë në rrezik të madh.

“Ose, sa më e vogël mbështetja amerikane për Kosovën, aq më e madhe ambicia e Serbisë dhe e Rusisë ndaj Kosovës”, thotë Kelmendi. /Ballkani.info/