Keita i kënaqur me formën e tij te Liverpooli

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita ka shpresë se ai mund të luajë edhe më mirë në javët në vazhdim, pavarësisht se është vlerësuar për formën e tij të mirë kohëve të fundit.

24-vjeçari fitoi lavdërime për përformancën e tij në fitoren 1-4 në Ligën e Kampionëve ndaj Genk, por ai dëshiron që të bëjë këto përformanca normale.

Me një ndeshje kundër Arsenalit në Kupën Carabao të mërkurën dhe perspektivën për të fituar një start tjetër, duket se ai dëshiron të japë më shumë kundër ‘Topçinjve’.

“Sigurisht që jam i kënaqur me formën time, por dëshiroj të bëj më mirë”, i tha faqes zyrtare të klubit Keita.

“Po, jam dakord se është moment i mirë për mua tani të përpiqem të shmang lëndimet, dhe për këtë arsye të luajë më shumë”.

“Ndihem duke ecur përpara nga dëmtimi i fundit që nëse mund të luaj në shumë ndeshje, vërtet mund të përpiqem të ndihmoj ekipin atje ku mundem”, deklaroi ai.

loading…