Moise Kean ka shpërthyer kohët e fundit dhe emri i tij përmendet nga të gjithë portalet sportive të Europës.

Babai i tij disa ditë më parë është shprehur se Juventusi i kishte premtuar dy traktorë, por klubi nuk e kishte mbajtur premtimin.

Moise Kean nuk është dukur shumë i lumtur me komentet e të atit dhe është përgjigjur kështu: “Traktorë??? Nuk e di se për çfarë e ke fjalën.

Jam ky që jam sot për shkak të nënës time. Vetëm kaq dua të them!”

Kean ka shkëlqyer gjatë grumbullimit tek Italia nën drejtimin e Roberto Mancinit me dy gola të shënuar.