KE propozon 3 miliardë euro ndihmë financiare për vendet fqinje, ja sa para përfiton Kosova

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka treguar se është propozuar një ndihmë mikro-financiare nga institucioni që ajo drejton për të gjitha vendet fqinje të BE’së në një kohë kur është përhapur pandemia e Covid-19.

‘’Komisioni Europian propozon 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë, B&H, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Ukrainën për të zbutur ndikimin e #koronavirus. BE qëndron pranë fqinjëve tanë ballkanikë dhe të tjerëve’’, sa thënë ajo.

Këto do ishin ndhma shtesë për këto vende pas valës së parë të ndihmave financiare muajin që shkoi.