Kë e përcolli Mourinho në Mal të Zi mbrëmë
Menaxheri i “Djajve të kuq” ishte në tribuna dje për fitoren historike të Serbisë kundër Malit të Zi në Ligën e Kombeve, por cili ishte misioni i tij?
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është fotografuar dje duke parë ndeshjen në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, e që shumë kush e ka quajtur këtë si një mision skautimi.
United është lidhur fuqishëm me një kalim të Sergej Milinkovic-Savic, mesfushorin e Lazio i cili po ashtu raportohet se kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona.
Pavarësisht se këtë sezon, Milinkovic-Savic, ka pasur një paraqitje të dobët, ai është paraqitur si zëvendësues kundër Malit të Zi në ndeshjen e Ligës së Kombëve, ku Serbia fitoi 2-0.
Përveç Milinkovic-Savic, Mourinho po ashtu raportohet se është një adhurues i madh i mbrojtësit të Fiorentinas, Nikola Milenkovic, pasi që e sheh atë si një lojtar kyç të mbrojtjes së tij.