Kështu e përshkruante Ramush Haradinajn nëna e Jusuf Gërvallës VIDEO

Sot është 39 vjetori i rënies heroike të vëllezërve Gërvalla.

Nëna Ajshe në një fjalim që ka qarkulluar në media vite më parë, kishte treguar për një ndodhi gjatë kohës së paraluftës me ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për President.

“Jusufi nuk do lula, Jusufi do pluma” tregoi nëna Ajshe se këto ishin fjalët e kreut të AAK-së, kur e kishte vizituar varrin e Jusuf Gërvallës atëkohë. “Këto fjalë të Ramushit më hapën zemrën, dhe jam bind se kur të bëhet lufta, paska njerëz që kujtojnë Jusufin dhe se djemtë e mi nuk do mbeten gjithmonë atje në Gjermani”, thoshte nëna Ajshe.

Për më shumë, shikoni videon: