KB Trepça ka bërë rikthim senzacional duke mposhtur KB Pejën në Karagaç për të siguruar finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Përderisa KB Trepça po humbte me 20 pikë diferencë në dy çerekat e parë, xehetarët u rikthyen fuqishëm, shkruan Jepi zë.
Mitrovicasi treguan karakter shumë të fortë, ndërsa loja kolektive dhe mbrojtja e angazhuar solli fitoren.
Minatorët tani presin në finalen e kupës, fituesin e ndeshjes Bashkimi – Ylli.







