KB Rahoveci me fitore bindëse ndaj Feronikelit

KB Rahoveci ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Feronikelit.

“Vreshtarët” shënuan fitore me rezultat 104:72.

KB Rahoveci edhe në këtë ndeshje pati përkrahjen e madhe të tifozëve, që kishin stërmbushur palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshjen e radhës Rahoveci e luan ndaj Lipjanit.