KB Feronikeli hyn në Superligë pas fitores ndaj Vëllaznimit

KB Feronikeli ka arritur suksesin e shumëpritur, ngritjen në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti KB Vëllaznimin, me rezultat të thellë, 70:49.

Më i dalluari në radhët e Feronikelit, në ndeshjen e tretë finale të play-offit ishte Arti Hajdari, me 23 pikë, i ndjekur nga Mustafë Merovci me 8 pikë, e Janjeva me 7 sosh.

Ndërsa te KB Vëllaznimi, më i dalluari ishte Atik Koshi me 12 pikë.

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci gjithashtu ka uruar klubin për këtë sukses historik.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në facebook:

“Prej sonte, edhe një ekip sportiv nga Drenasi, i bashkohet sportit elitar në Republikën e Kosovës, Klubi i Basketbollit ” Ferronikeli”.

KB “Ferronikeli” është pjesë e Supërligës së Kosovës në basketboll.

Përgëzime për trajnerin, basketbollistët dhe në veçanti z. Naser Ramën, kryetarin e klubit, i cili me financimin e vet, solli lojtarë cilësor dhe qëndroi pranë klubit me tërë kapacitetin si dhe basketbollistin Alban Veselin, krenarinë e sportit të Drenasit.

Drenasi, është krenar me sportistët e vet dhe gjeneratat e reja që me pasion merren me sport duke u bërë pjesë e kompeticioneve elitare.

Urime KB “Ferronikeli”, urime sportdashës dhe qytetarë të komunës së Drenasit!”