Katërshja e Superligës në krye me Besfort Kasumin, gjykojnë ndeshjen e Ligës së Evropës

Katër gjyqtarë kosovarë të futbollit, do të gjykojnë ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës.

Gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, me anësorët Fatmir Sekiraça, Edmond Zeqiri, dhe gjyqtar i katërtë do të jetë Gramos Shala.

Katërshja nga Kosova, do të ndajë drejtësinë në duelin ndërmjet Runavikut e Ballymenas.

Kjo është ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkaq ndeshjen e parë e ka fituar Ballymena 2:0.

Ky takim do të zhvillohet më 4 korrik në ora 20:00 në Ishujt Faroe