Katër të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut, 166 raste të reja

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 166 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj.

166 raste të reja kanë dalë nga testimi i 1419 mostrave. Po ashtu në 24 orë e fundit janë shëruar edhe 185 persona.

Në Maqedoni të Veriut në total kanë vdekur 497 persona nga COVID-19. Janë infektuar 11.054, ndërsa janë 3675 raste aktive.