Katër të mitur kërkojnë tretman mjekësor, pas një përleshjeje me disa persona në Mitrovicë

Katër të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, të shtunën në 22 e 30, pas disa lëndimeve trupore që kishin marrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të miturit ishin rrahur me disa persona para se të kërkonin ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.