Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 26.01.2025, rreth orës 21:00, kemi pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore”, ka thënë ai.

Tutje ai thotë se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.

“Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes.Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës.Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli./Ballkani.info/