Katër raste të reja me COVID-19 në Premier League

Premier League e Anglisë ka konfirmuar për katër raste të reja me COVID-19 në tri klube. Këto raste janë zbuluar në raundin e tretë të testimeve më 25 maj dhe 26, ku 1008 persona u testuan.

“Lojtarët dhe anëtarët e stafit që kanë dal pozitiv do të vetizolohen për shtatë ditë”, është njoftuar nga Premier League.

Në total 12 raste pozitive me koronavirus në Premier League janë regjistruar në tri raundet e testimit.

Klubet e Premier Leagues sot kanë votuar për rifillimin e stërvitjeve të kontaktit.