Plagosje

Katër persona të plagosur në Lupç të Podujevës, tre me armë zjarri, njëri me thikë

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Lupç të Podujevës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se sipas informacioneve, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, ndërsa një tjetër me thikë.

Sipas Ahmetit, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/