Katër persona të lidhur me grabitjen e depos së Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë arrestuar pas marrjes në pyetje, tha për Portalin RTCG, kryetar i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, Dushko Milanoviq.

Ministri Filip Axhiq ka njoftuar mbrëmë se katër persona janë duke u marrë në pyetje në ODT.

Milanoviq nuk ka mundur të na japë më shumë detaje.

Katarina Baçoviq nga Podgorica është arrestuar dje me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) nën dyshimin se është pjesë e një grupi kriminal që hapi tunel deri në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Kështu na ka bërë të ditur Prokuroria e Podgoricës. Sipas informacioneve që na ka dhënë një burim i afërt me hetimin, policia përveç Katarina Baçoviq ka arrestuar edhe Marjan Vuljajn, personin të cilin dyshojnë se e ka ndihmuar Baçoviqin të fshihet, raporton TVCG.

Paraprakisht, kallëzim penal është ngritur kundër një grupi shtetasish serbë Veljko Markoviq (1991), Milan Markoviq (1970), Dejan Jovanoviq (1993) dhe Vladimir Eriq (1991), të cilët janë etiketuar si “këpucar” tuneli 30 metra i gjatë.

Për ta është lëshuar një urdhër.