Katër persona i hyjnë në shtëpi një gruaje në Ferizaj, e rrahin dhe ia marrin parat

Një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular në Ferizaj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër (4) persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin.