Katër persona humbin betejën me koronavirusin në 24-orëshin e fundit, janë nga këto qytete

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Kujtojmë që u shënua numri më i madh i të prekurve që nga 13 marsi, kur edhe u shënua rasti i parë në Kosovë./Ballkani.info/