Katari 2022 me 48 kombëtare?

FIFA është duke konsideruar seriozisht për zgjerimin e pjesëmarrësve në botërorin në Katar 2022, thotë presidenti i organizatës Gianni Infantino.

FIFA ka vendosur tashmë se për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë 2026 të përfshijë 48 ekipe në vend të 32 të tanishme, ndërsa tash është ideja që në Katar të ketë më shumë kombëtare, transmeton KosovaPress.”Ne vendosëm për të rritur numrin e përfaqësimit më 2026. A do e njëjta të ndodhë për Katarin? Ne jemi duke menduar … Nëse është e mundur, pse jo?”, tha Infantino, në Kongresin e Konfederatës së Futbollit të Azisë.

Siç shtoi ai, nëse kërkesa miratohet nga Azia, do të bëhen tetë ose nëntë kombëtare, në vend të katër apo pesë sa janë aktualisht. Për zgjerim Infantino thekson se nevojitet përkrahja e Katarit dhe vendeve të rajonit. “Ne duhet të shohim nëse gjithçka është e mundur, bisedojmë me miqtë tanë nga Katari dhe rajoni, ne shpresojmë se është e mundshme”, shprehet ai.