Kastratit po ia hakojnë Facebookun: Mesazhet s’jam duke i dërguar unë!

Futbollisti i kosovar, Lirim Kastrati është duke u përballur me një problem me rrjetet sociale.

Kastrati përmes rrjeteve sociale u ka kërkuar falje të gjithë atyre që kanë marrë ndonjë mesazh.

“Kërkoj falje të gjithëve atyre që kanë marr një mesazh prej meje me një link. Nuk e kam dërgu unë, dikush tjetër është duke u munduar të ma marr profilin. Bëjeni report nëse mundeni”, ka shkruar Kastrati.