Kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në varrimin e të riut që humbi jetën mbrëmë për shkak të infektimit me COVID-19.

Kastrati tha se kjo situatë me pandeminë e bën të pamundur këtë.“I vetdijshëm që ndarja nga jeta e Bersantit ju ka prekur të gjithëve pa dallim, përtej kufijve të komunës sonë. Duke qenëse shumë prej jush e keni njohur edhe nga afër, e keni pasë shok klase, fakulteti a familjar, e ndjeni të udhës t’ia bëni respektin familjes duke shkuar në varrim. E kuptoj, por situata aktuale na e bënë të pamundur këtë”.

I riu nga Kamenica varroset sot në orën 13:00, në fshatin Kopernicë.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
I vetdijshëm që ndarja nga jeta e Bersantit ju ka prekur të gjithëve pa dallim, përtej kufijve të komunës sonë. Duke qenëse shumë prej jush e keni njohur edhe nga afër, e keni pasë shok klase, fakulteti a familjar, e ndjeni të udhës t’ia bëni respektin familjes duke shkuar në varrim. E kuptoj, por situata aktuale na e bënë të pamundur këtë.
Andaj, ju lutemi shumë, në emër të familjes dhe të institucionit që të mos jeni prezent në varrim. Kjo duhet të jetë jeta e fundit e shuar nga ky virus dhe të gjithë duhet të kujdesemi që mos ta përhapim më shumë. Ju faleminderit për mirëkuptim!