Kastrati i “Plisave” lavdëron Feronikelin, por s’është i kënqur që Prishtinë kështu shkon në Evropë

Feronikeli sonte e ka fituar edhe Kupën e Kosovës pas triumfit 4-1 ndaj Trepçës ’89. Ky është titulli i dytë brenda pak ditësh për skuadrën nga Drenasi, pasi që të dielën e fitu edhe titullin e Kampionit.

Triumfi në Kupë i ka mundësia Prishtinës që si nënkampion ta sigurojë Ligën e Evropës.

E tifozët e Prishtinës, “Plisat”, respektivisht lideri i tyre, Albert Kastrati është shprehur i lumtur që sonte, siç ka thënë ai, ka triumfuar futbolli, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, Kastrati mbetet i pa kënaqur me klubin e tij.

“Megjithate sot ka triumfu futbolli edhe korrektesia dhe per kto duhet me i falenderu krejt ata qe kane kontribu prej qytetarve te Drenasit e tifozesve te Feronikelit kryesise tyne e vet lojtarve. Por une prap sjom i gzum qe Prishtina shkon kshtu ne Evrope, duhen te ndrrohen shume sene ne klub”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/