Kastrati debuton me fitore të thellë te Dinamo

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, ka debutuar të dielën mbrëma për Dinamon e Zagrebit. Për të ishte debutim i veçantë. Dinamo fitoi thellë, 6:0, ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në kuadër të xhiros së parë të kampionatit kroat.

Pikërisht nga Lokomotiva lojtari i krahut është transferuar te Dinamo, skuadra dominuese në Kroaci. Kastrati, 21-vjeçar, ka startuar te Dinamo, ndërsa ka luajtur deri në minutën e 63-të. Ka goditur shtyllën në minutën e 55-të.

Te Lokomotiva ka startuar Indrit Tuci, kurse Sherif Kallaku është aktivizuar në minutën e 54-t. Po të dielën Hajduku i Splitit fitoi 2:0 ndaj Istras. Ardian Ismajli luajti prej minutës së 79-të për Hajdukun, ndërsa Francesco Tahiraj prej minutës së 86-të. Në stol te Hajduku ishte edhe Lumbardh Dellova. Agron Rufati luajti prej minutës së 66-të për Istrën. Në minutën e 86-të u aktivizua edhe Drilon Sadiku.