Karius probleme edhe në Turqi, kthehet te Liverpooli?

Gjigandi turk Besiktas thuhet se ka humbur durimin me portierin Loris Karius, dhe duan që marrëveshja e tij e huazimit të përfundojë në afatin kalimtar të janarit.

Do të thotë që Karius do të kthehej në Liverpooli, ku ai ka rënë në mënyrë drastike, pasi që më parë mbante fanellën me numrin 1.

Besiktas tashmë ka filluar të kërkojë në treg për zëvendësimin, sipas publikimit turk Takvim, pasi bëri një fillim zhgënjyes në Superligë.

Publikimi raporton se portieri i Fulhamit, Fabri, është një nga objektivat kryesorë për Besiktasin.

Fabri aktualisht është në huazim me RCD Mallorca në Spanjë, pasi humbi vendin e tij në ‘Craven Cottage’ te Marek Rodak.

Një rikthim në Liverpooli për Karius do të shihte një fund të parakohshëm të marrëveshjes së huazimit dy vjeçar që ai nënshkroi në verën e vitit 2018.

loading…