Loris Karius ende beson se mund të rikthehet një ditë tek Liverpooli, pasi thotë se më nuk është i shqetësuar nga finalja famëkeqe e Ligës së Kampionëve që përcaktoi karrierën e tij në ‘Anfield Road’.
Portieri gjerman mbetet në huazim te Besiktas, ku ishte larguar nga Liverpooli pas humbjes tronditëse nga Real Madridi në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.
Në atë humbje, Karius bëri dy gabime trashanike, që sollën dy gola për Real Madridin.
“A do të luaj përsëri për Liverpoolin? Sigurisht që është një opsion dhe një mundësi e mirë për të qenë akoma atje”, ka deklaruar portieri gjerman.
“Ndoshta unë do të luaj sërish atje, ju kurrë nuk e dini. Ka ende shumë kohë përpara. Nëse nuk është Liverpool, do të jetë një ekip tjetër i mirë, kështu që unë nuk shqetësohem për ndonjë skenar”.







