Franca e ka barazuar në 1-1 rezultatin ndaj Portugalisë.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 47-të, Karim Benzema e ka konkretizuar në gol një penallti të fituar nga Kylian Mbappe.

Për Benzeman, është goli i parë pas rikthimit në Kombëtare pas gjashtë vjetësh.