Karateistja tenton ta godasë shqelm, Ibrahimovic qëndron i palëvizur (Video)

Zlatan Ibrahimovic nuk trembet para asgjëje. As kur para fytyrës së tij vjen një goditje me shkelm nga një vajzë.

Sulmuesi suedez i LA Galaxy ka promovuar një video, ku një vajzë e vogël, sportiste e karatesë, tregon aftësitë e saj, duke u përpjekur ta godasë Zlatanin.

Por ajo është shumë e shkurtër për të arritur fytyrën e Ibrahimovic, që nuk lëviz fare dhe nuk reagon edhe pse këmba e vajzës kalon pak centimetra nga fytyra.

https://www.youtube.com/watch?v=w4OeBqoPvLg