Alvin Karaqi do t’i japë fund paraqitjes së Kosovës në Lojërat e dyta Evropiane, që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Karateisti Karaqi garon në kategorinë deri 84 kilogramë, ndërsa shpresat janë që ai mund të fitojë medalje.
Me gjithë shpresat, shorti nuk e favorizon shumë karateistin prishtinas.
Garat e karatesë fillojnë të shtunën, kur edhe garon Karaqi. E shtuna është dita e parafundit e Lojërave Evropiane “Minsk 2019”. 11 sportistët e tjerë të Kosovës tashmë kanë përfunduar garën e tyre, përfshirë edhe Distria Krasniqin që nuk garoi fare.







