Kaq raste aktive me Covid-19 në Prizren, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Në komunën e Prizrenit deri më tani janë identifikuar 134 raste me Covid-19, ku 54 prej tyre janë raste aktive, 75 të shëruar kurse 3 kanë përfunduar me fatalitet, derisa theksoi se sot janë bërë edhe 32 testime.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, thotë se përjashtuar 3 rasteve të gjitha rastet tjera janë në shtëpi në vetë izolim.

Kujtojmë se nga data 8 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.